Telegrafi

Djajtë, të gatshëm për mbretërit

Atmosferë fantastke mbretëroi në Old Trafford, ku i pranishëm ishte edhe Jose Mourinho, për të bërë analizat e fundit para duelit titanik që zhvillohet të mërkurën e ardhshme.

United dominoi nga minuta e parë, teksa kualitetin e tij në nivelin më të lartë e dëshmoi askush tjetër pos legjendës Ryan Giggs, që hapi serinë e golave për 1-0 (13’).

Në vazhdim Evertoni tentoi të kthehej, por Rovin Van Persie tregoi se mund të shënojë kur të ketë dëshirë me një gol të dytë për ekipin e tj në fund të pjesës së parë (45’). Ishte ky goli i 19-të këtë sezon për holandezin, që vazhdon të jetë në krye të realizatorëve në Ligën Premier.

Në pjesën e dytë Evertoni bëri ndryshime, por nuk arriti që të kthehej në lojë.

Me këtë fitore Manchester United ka 65 pikë në tabelë, 12 pikë më shumë se sa përcjellësi i parë Manchester City, 12 javë pa përfunduar sezoni në Ligën Premier.

United ka harruar kur e ka pësuar humbjen e fundit dhe është në formë të jashtëzakonshme, gjë që përbën sinjal të rrezikshëm për Real Madridin para duelit epik që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/