Telegrafi

Djajtë mposhtin Spursat

Heroi i vendasve në këtë përballje ishte Darron Gibson, i cili shënoi dy herë në pjesën e parë (17’ dhe 38’), ndërsa për Spursat kjo ishte një mbrëmje për t’u harruar.

Me këtë fitore Manchester United siguron gjysmëfinalen e Carling Cup për të shpresuar për një vend në finalen e Wembleyt.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Aston Villa që ka shënuar fitore prej 4-2, si mysafir i Portsmouthit në Fratton Park. /Telegrafi/