Telegrafi

Djajtë e Kuq vihet pas Aurierit

Mbrojtësi i PSG-së, Serge Aurier

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mbetet i etur për të nënshkruar me një mbrojtës të ri dhe është vënë pas Serge Aurier të PSG.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Djajtë e Kuq kanë ka bërë një lëvizje për mbrojtësin Aurier.

Lexo po ashtu Aurier te Juventusi, nuk është e vërtet

Mbrojtësi i djathtë luftoi për më shumë ndeshje te gjigantët francezë sezonin e kaluar dhe me ardhjen e Dani Alvesit ka të ngjarë të largohet, pasi do ishte një rezervistë konstant.

Aurier, 24 vjeç, i ka thënë trajnerit të PSG-së, Unai Emeryt, që ai dëshiron të largohet para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve.

Antonio Valencia dhe Matteo Darmian ishin zgjedhjet e Jose Mourinhos për krahun e djathtë të mbrojtjes sezonin e kaluar, por shefi i United dëshiron të forcojë mundësitë e tij. /Telegrafi/