Raportet në Itali sugjerojnë se Manchester United do të vëzhgoj Andrea Belottin e Torinos në ndeshjen kundër Sampdorias, edhe pse ai kushton plot 100 milionë euro.
Reprezentuesi italian ka shënuar 25 gola për ekipin Granata këtë sezon, në vetëm 30 paraqitje në kampionatin italian, Serie A.
23-vjeçari tashmë ka arritur edhe tre gola në shtatë paraqitje për Azzurët dhe po tërheq interes nga e gjithë kontinenti, përcjell Telegrafi.
Sipas Tuttomercatoweb, Manchester United do të dërgojë vëzhgues apo skautë për të parë Belottin në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Torinos.
Megjithatë, presidenti i Torinos, Urbano Kairo ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ai nuk do të shesë sulmuesin për më pak se klauzolën e lirimit të lojtarit prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/