Manchester United është rreshtuar për një lëvizje befasuese të janarit për mesfushorin e talentuar të Valencias, spanjollin Carlos Soler.
Trajneri Jose Mourinho është i etur për ta përforcuar skuadrën e tij për vazhdimin e kampionatin, por edhe garave evropiane pasi është në rrugë të mirë në këtë fillim sezoni.
Pasi kanë dështuar gjatë verës për të transferuar yllin kroat të Interit, Ivan Perisic, Djajtë e Kuq kanë kthyer shikimin dika tjetër.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Unitedi po përpiqet të përfundojë një marrëveshje me talentin e Valencias, Soler.
Djajtë e Kuq po mendojnë të ofrojnë 30 milionë funte për reprezentuesin e Spanjën U-21 dhe ta përfundojnë marrëveshje përpara se të hapet dritarja e transferimit të verës.
Unitedi ka nisur bisedimet me klubin e Solerit, Valencian, me të cilin skuadra nga La Liga nuk ka gjasa të mbajë klauzolën e largimit të lojtarit prej 75 milionë funtesh për shkak të çështjeve financiare.
Pas një sërë transferimesh zhgënjyese pas largimit të Sir Alex Ferguson, Unitedi beson se aftësia e tyre për të përfunduar transferimet e Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic në korrik ka ndihmuar fillimin e tyre mbresëlënës në sezonin aktual.
Skuadra nga Old Trafford janë të etur të bëjnë biznesin e tyre herët edhe për Solerin dhe t’ju tregojnë kundërshtarëve që do të jetë rival serioz në çdo garë. /Telegrafi/