Mediat angleze njoftojnë se trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka dërguar skautë në Itali gjatë fundjavës për të parë nga afër mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.
Menaxheri i Manchester United është një admirues afatgjatë i 29-vjeçarit belg, i cili u bashkua me ekipin e Serie A nga Cagliari në vitin 2014 dhe ishte i lidhur me një lëvizje për të gjatë verës.
Mourinho kuptohet se po bën plane për pensionimin e anglezit Michael Carrick dhe reprezentuesi i Belgjikës është zgjedhja e tij e parë për ta zëvendësuar atë.
Nainggolan, i cili ka dy asistime dhe një gol në këtë fillimit të kampionatit këtë sezon, luajti 90 minuta të plota në ndeshjen që Roma e fitoi ndaj Udineses me rezutlat 3-1.
Sipas The Mirror, skautët e Djajve të Kuq janë ndarë të kënaqur me lojën e treguar nga belgu, dhe anglezët pritet ta bëjnë një ofertë në drejtim të Romës për shërbimet e tij.
Mediat angleze theksojnë se skuadra e Mourinhos po përgatit ofertën për afatin kalimtar veror, pasi gjatë janarit nuk kanë shpresa se mund ta materializojnë një të tillë.
Oferta që po përgatisin Djajtë e Kuq mendohet të jetë e lartë rreth 80 milion euro.
Për Nainggolanin interesim kanë shprehur edhe gjigantët anglezë të Interit. /Telegrafi/