Telegrafi

‘Djajtë e Kuq’ i kthehen fitoreve, i afrohen edhe më shumë katërshes (Video)

Manchester United ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Middlesbrough me rezultat 3-1.

Skuadra e Jose Mourinhos ka treguar karakter në ndeshjes e sotme në udhëtim, duke arritur t’i kthehen fitoreve në kampionat edhe pas mungesave të mëdha në skuadër.

Në pjesën e parë, United arriti të krijojë shumë shanse për gol, por arriti të gjej vetëm një me anë të mesfushorit belg, Marouane Fellaini, i cili kaloi skuadrën në epërsi.

Shkëputja e Fellainit te goli i parë

Fellaini shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 30 pas asistimit të Ashley Young dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.

Edhe në pjesën e dytë, ‘Djajtë e Kuq’ arritën të sulmojnë shumë dhe të krijojnë raste, duke arritur të shënojnë edhe golin e dyfishimit të epërsisë.

Festa e Lingard së bashku me Young

Ishte anglezi, Jesse Lingard, i cili shënoi një supergol nga distanca për 2-0 pasi më parë u shërbye nga spanjolli Juan Mata.

Në vazhdim të takimit, United dukej i relaksuar, por kjo ndikoi keq pasi lejuan të pranojnë gol në minutën e 77 nga Rudy Gestede, i cili nga afërsia ngushtoi epërsinë në 2-1.

Gestede duke shënuar nga afërsia pas gabimit të Chris Smalling

 

Deri në fund të takimit, ‘Boro’ provuan disa herë të ngushtojnë epërsinë, por United u mbajt mirë dhe në fund arritën të shënojnë edhe një gol në minutat shtesë me anë të Antonio Valencias, i cili shfrytëzoi gabimin e Valdesit dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, United ngjitet në pozitën e pestë me 52 pikë apo tri më pak se pozita e katërt, ndërsa Middlesbrough është në vendin e parafundit me vetëm 22 pikë. /Telegrafi/