Site icon Telegrafi

“Djajtë e Kuq” kapin finalen e Ligës së Evropës pas shumë vështirësive ndaj Celta Vigos (Video)

Manchester United ka barazuar në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Celta Vigos me rezultat 1-1.

Skuadra e Jose Mourinhos e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës, për të siguruar kalimin në finalen e madhe të kësaj gare evropiane.

Pjesa e parë e takimi i takoi për një nuancë skuadrës mysafirë, megjithatë ishin vendasit që shënuan golin e epërsisë.

Luhej minuta e 17 e ndeshjes kur Marouane Fellaini shfrytëzoi për mrekulli një harkim nga Marcus Rashford dhe shënoi më kokë për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Momenti i golit të Fellainit

Në pjesën e dytë, Unitedi e menaxhoi mirë epërsinë e pjesës së parë dhe provonte me kundërsulme të dyfishonte epërsisë, ndërsa Celta Vigo mundohej ta barazonte rezultati, por këtë e arriti vetëm në minutat e fundit.

Ishte minuta e 85 kur mbrojtësi Facundo Roncaglia shënoi më kokë pas harkimit të Theo Bongonda dhe i dha shpresat skuadrës së tij për kualifikim, por në fund nuk e arritën atë.

Festa e Roncaglias

Në minutat e fundit pati edhe një përleshje të madhe mes futbollistëve të dy skuadrave, ku gjyqtari kryesor u desh të ndërhynte duke dhënë dy kartonë të kuq, për Eric Baillyn e Unitedit dhe Roncaglian e Vigos.

Përleshja mes futbollistëve të dy skuadrave

Kështu, pas 90 minutave lojë, “Djajtë e Kuq”, me një fitore dhe një barazim ndaj Celta Vigos dhe siguruan finalen e madhe të Ligës së Evropës ku do të takohen me holandezët e Ajaxit. /Telegrafi/

Exit mobile version