Telegrafi

Djajtë e Kuq kanë marrëveshje me Aurierin, por mbrojtësi ka ndalesë për hyrje në Angli

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje rreth kushteve personale me mbrojtësin e djathtë të Paris Saint-Germain, Serge Aurier.

Por, çdo transferim për mbrojtësin 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë në Angli, është subjekt i rezultatit të çështjes së tij gjyqësore, raporton faqja e internetit Paris United.

Lexo po ashtu United kërkon Serge Aurierin

Aurier u ndalua të hyjë në Britani të Madhe pasi u dënua për sulm ndaj një polici, pas arrestimit të tij në maj të vitit të kaluar.

Mbrojtësi ‘problematik’ u gjet fajtor për sulmin ndaj një oficeri të policisë jashtë një klubi nate në Paris, pasi u ndalua për të bërë një test të frymëmarrjes rreth alkoolit.

Lexo po ashtu PSG ofron 30 milionë euro dhe një futbollist për Joao Marion

Kjo do të thoshte se ai nuk do ishte në gjendje të udhëtojë për në Angli për ndeshjen që përfundoi me barazim 2-2 të PSG-së me Arsenalin në muajin nëntor të vitit të kalaur.

Aurier që atëherë ka apeluar kundër dënimit dhe ka një seancë të caktuar për 7 gusht për të përcaktuar nëse ndalimi i tij i udhëtimit është hequr.

PSG lejoi Aurierin të gjejë një tjetër klub pas ardhjes së Dani Alvesit si transferim i lirë këtë verë, ndërsa Djajtë e Kuq kërkojnë një mbrojtësi të ri për krahun e djathtë për të sfiduar Antonio Valencian. /Telegrafi/