Telegrafi

DJ Zaab një nga DJ-të parë në Kosovë vjen në Rave

Bujar Zabergja, i njohur me emrin DJ Zaab i lindur më 13/01/1972 në Prishtinë, është një ndër DJ-të e parë në Kosovë në muzikën elektronike.

Karriera e tij ka filluar që në vitet e fundit të 80-ta si adhurues i muzikës ‘acid house’, jetën ka vazhduar ne Holandë, ku edhe ka rastisur të takoj DJ të ndryshëm ku mori motiv dhe eksperiencë dhe pastaj vazhdoj ta ndjekë ëndërrën e tij të bëj muzikë.

Pas përfundimit të luftës me kthimin në Kosovë ka vazhduar të performoj në klube të ndryshme.

DJ ZAAB njihet si DJ më i përgatitur teknikisht jo në Kosovë por edhe në rajon.

Plot 20 vite aktiv, stili i muzikës që e performon është kryesisht elektronik.

Mos mungoni të shikoni dhe dëgjoni një përformancë unike nga Dj Zaab.