Site icon Telegrafi

DJ Tiësto martohet me të dashurën 30 vite më të re

DJ dhe producenti i famshëm holandez, Tiësto, është martuar të shtunën me modelen Annika Backes në një ceremoni romantike në mes të shkretëtirës në Utah.

“Dashuria e jetës sime 21-09-2019”, ka shkruar artisti 50-vjeçar në fotografinë me nusen e tij 21-vjeçare të hënën në Instagram.

Ceremonia me mbi 80-të të ftuar u zhvillua në një shkretëtirë në Utah në vendpushimin luksoz Amangiri, ku dhëndri pati të veshur një kostum Tom Ford dhe një fustan Berta.

Tiesto dhe partnerja e tij (Foto: Vogue)

“Kemi qenë në dashuri për kaq shumë kohë dhe kemi menduar për këtë ditë përgjithmonë, dhe më në fund ishte këtu”, tha Tiësto për Vogue. “Ishte më e bukur dhe më e veçantë nga sa mund ta imagjinoja. Të shoh të gjithë ata që i dua atje dhe pastaj të shohësh dashurinë e jetës tënde duke ecur me të, është ndjenja më e mirë në botë”.

Tiësto gjithashtu atë natë befasoi gruan e tij, me një këngë të re që e krijoi për të të quajtur “A million years” dhe nata mbaroi me fishekzjarre të shumta.

“Nuk mund të shkonte më mirë,” tha Tiësto më tej për Vogue.

Çifti, të cilët janë 29 vjet larg, u fejuan në ishujt Maldive në vitin 2018. Dyshja u takuan në vitin 2015 në spotin e nxehtë të ‘Catch’ dhe më pas morën pjesë në Coachella së bashku atë vit, dhe kështu dyshja janë bashkë që nga atëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version