Producenti dhe DJ i njohur shqiptar, DJ Jack, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompozoi së fundmi një këngë për ekipin e kombëtares së Shqipërisë dhe për të gjithë shqiptarët anembanë botës.
Këngën siç thotë ai e kompozoi për ekipin e futbollistëve që përfaqësuan Shqipërinë në Euro 2024.
Ndonëse ai na demonstroi vetëm një demo të këngës, kërkoi mendimin e ndjekësve për ta lansuar në version të plotë.
@.dj.jack This is a song i wrote and produced. Would love to get someone to collab on it. What do we think shqipes? 🇦🇱 #albanian #euro2024 #🇦🇱 ♬ original sound – DJ Jack
“Krijova një këngë për ekipin kombëtar të Shqipërisë për Euro, dhe për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Nuk arrita të gjeja këngëtar, gjeta një këngëtar të DanceHall, nuk ishte shqiptar, do të doja që këngëtari të ishte shqiptar, por nuk arrita ta gjejë. Por dua t’ju tregojë një demo të këngës dhe ndoshta mund ta lansojë. Çfarë mendoni ju?”, tha DJ Jack, përmes një videoje në TikTok.
Kënga e tij është në zhanrin “dancehall” dhe teksti ngërthen krenarinë dhe kulturën shqiptare.
DJ Jack njihet për kompozimin dhe ripunimin e këngëve të shumta shqip, të cilat i ka lansuar në platformën YouTube. /Telegrafi/