Site icon Telegrafi

DJ i rekordeve evropiane të shtunën në Prishtinë?

Ai është DJ i rekordeve, i cili së fundmi bëri muzikë për 31 orë rresht. Po, mirë e lexuat – 31 orë muzikë të pandërprerë ka bërë DJ amerikan.

Bill Patrick ishte në Sunwaves Festival në Rumuni këtë vit, dhe me perfomancën e tij bëri që t’ia thyejë rekordin edhe Marco Carola’së, që e mbante titullin për performancën më të gjatë.

E tani, Bill Patrick po vjen në Prishtinë. Të shtunën, ai do të vijë në ZoneClub mbase për ta përsëritur rekordin e tij që e bëri në festivalin e madh evropian.

Zone Club e ka konfirmuar ardhjen e DJ-it amerikan këtë fundjavë në kryeqytet, më saktësisht të shtunën në mbrëmje ai do të jetë duke performuar në skenë para mijëra të rinjve kosovarë, për të cilët pritet ta elektrizojë skenën me setet e gjata dhe ritmike.

Bashkë me Bill Patrick, në skenën e ZoneClub do të jenë edhe Vladislav Rashkov dhe Jehonë.

Exit mobile version