Telegrafi

DJ Regard publikon me videoklip bashkëpunimin me Kwabs “Signals”

Rreth dy javë më parë, DJ i njohur shqiptar me famë botërore, DJ Regard publikoi projektin “Signals”, në bashkëpunim me artistin britanik, Kwabs.

Ndërsa, tani dy artistët e njohur kanë sjell të vizuelizuar të njëjtin projekt, me një videoklip tejet unik.

Kënga e tyre e re tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube, dhe në ditët e para të lansimit projekt është pritur mirë nga fansat e dyshes.


Kujtojmë që DJ nga Ferizaj numëron bashkëpunime të shumta ndërkombëtare, të cilat i kanë sjell edhe nominime në eventet më prestigjioze të muzikës në botë.

Së fundmi, Regard është nominuar në “American Music Awards 2021” për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”.

Ndërkohë, aktualisht DJ i famshëm mbetet i angazhuar me koncerte të shumta në vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/