DJ i njohur me prejardhje nga Kosova, Regard, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
Pas suksesit paraprak të këngës “Dont Start Now”, Regard ka sjell në tregun e huaj një tjetër këngë të re.
Kësaj radhe ai vjen në bashkëpunim me artistin RAYE, në një këngë të titulluar “Secrets”.
Kënga është realizuar nga vet DJ, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu.
“Secrets” është publikuar në kanalin YouTube pa video-klip, vetëm në versionin audio me tekst.
DJ Regard përndryshe është një emër mjaft i pëlqyer për publikon që dita-ditës po afirmohet edhe më shumë në tregun ndërkombëtar të muzikës. /Telegrafi/