Telegrafi

DJ Regard i propozon të dashurës në mes të festivalit

DJ Regard, ylli nga Ferizaj po vazhdon me performancat e tij nëpër vende të ndryshme të botës.

Ai ka qenë së fundmi i pranishëm në festivalin “Tomorrowland”, i cili ka nisur më 19 korrik dhe ka mbaruar më 28 korrik.

Në fund të festivalit, Dardan Aliu (emri i vërtetë) mori vëmendjen e të gjithëve.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti u ul në gjunjë dhe i propozoi të dashurës së tij, ndonëse nuk dihet akoma identiteti i bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Regard

Ky moment u shpërnda gjithandej dhe bëri që të gjithë të reagonin të emocionuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Regard në ndërkohë viteve të fundit ka qenë një nga personazhet më të kërkuar që ka korrë suksese të mëdha.

Ai ka thyer rekorde të mëdha dhe ka performuar në festivalet më të njohura në botë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram