Telegrafi

DJ Regard performon në “The Graham Norton Show”

DJ i njohur nga Kosova me famë ndërkombëtare, Regard po vazhdon sukseset përtej kufijve.

Së fundmi, Dardan Aliu (emri i plotë) ka performuar në shfaqjen e njohur “The Graham Norton Show”.

Regard u ngjit në skenë bashkë me artistin britanik, Olly Alexander, të cilët performuan këngën “Hallucination”.

Foto: DJ Regard/Instagram

Dyshja ndezën skenën me performancën e mrekullueshme e cila u transmetua live edhe në BBC, ndërsa tashmë gjendet edhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Regard

Ndërkohë, kujtojmë që DJ Regard është nominuar në çmimet muzikore iHeartRadio, bashkë me yllin tjetër shqiptar, Dua Lipa.

Regard është nominar për çmimin “Artisti më i mirë elektronik” dhe “Kënga më e mirë ritmike e vitit” për këngën “You” në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate McRae. /Telegrafi/