Telegrafi

DJ Regard me dy nominime në “Fun Radio DJ Awards”

Foto: Instagram

Në bazë të asaj që tashmë është parë, duket se sukseset për DJ Regard nuk kanë të ndalur.

Dardan Aliu (emri i vërtetë) përkundër situatës së krijuar me COVID-19, po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun ndërkombëtar.

Artisti me prejardhje nga Ferizaj së fundmi është vlerësuar nga një tjetër festival i njohur.

Siç njofton në rrjete sociale, Regard është nominuar në kategoritë “Breakthrough Act” dhe “Best Dance Track” nga FunRadio, ndërkohë që do të zgjidhet nga votat e publikut.

Lexo po ashtu Shqiptarët dominojnë sivjet edhe në "NRJ Music Awards" - Përveç DJ Regard edhe Dua Lipa me Ava Max nominohen në disa kategori çmimesh

Më parë u njoftua se DJ i njohur u nominua edhe në kategorinë “DJ më i mirë i vitit” në “NRJ Music Awards”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.

Theksojmë se ky është linku për të votuar DJ Regard. /Telegrafi/