Telegrafi

DJ Regard dhe Tyga finalizojnë bashkëpunimin, publikohet me 15 tetor

DJ Regard prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore dhe është shndërruar ndër emrat më të kërkuar në tregun e muzikës botëror.

DJ i njohur nga Ferizaj ka realizuar disa bashkëpunime më artistët të famshëm botëror, dhe një të tillë do ta sjellë edhe këtë herë.

Regard këtë herë ka bashkuar forcat me një prej reperëve më të njohur në planet, Tyga dhe këngëtarin anglez, Kwabs.

Dardan Aliu (emri i vërtetë) ka bërë të ditur në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram se kënga mban titullin “Signals” dhe pritet të publikohet me 15 tetor.

Kënga nga tre artistët me famë ndërkombëtare mund të para-porositet qysh tani në linkun që DJ ka hedhur në Instagram.

Kujtojmë që DJ Regard njihet më së miri për hitet “Ride it” (remiks) dhe bashkëpunimet me Raye “Secrets”, Troye Sivan dhe Tate McRae, “You”.

Ndërkohë, Regard vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, ndërsa gjatë verës mbajti një të tillë edhe në Kosovë, ku edhe u mirëprit nga bashkëvendësit e tij. /Telegrafi/