Telegrafi

DJ po transmetonte live performancën e tij, para derës së shtëpisë i shfaqet ariu i zi

Një DJ mbeti i habitur kur pa para derës së shtëpisë së tij një ari të zi, që shfaqet pasi që duket se muzika të cilën ai e kishte lëshuar ia kishte tërhequr vëmendjen.

Jody Flemming, 50-vjeç, po performonte dhe transmetonte live në internet performancën e tij nga Asheville i Karolinës së Veriut, kur një ari u shfaq nga askund para derës së shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.

Fillimisht ky DJ nuk ishte në dijeni që pas shpinës kishte kafshën e egër, por me kalimin e kohës vërejti hijen dhe në një moment u kthye duke besuar se mund të jetë ndonjë fqinj i tij.

Megjithatë mbeti i habitur kur pa ariun, i cili u largua e DJ vrapoi i habitur për ta marrë telefonin për ta filmuar ariun dhe dokumentuar se çfarë po i ndodhte. /Telegrafi/