Festat e fundvitit po afrohen e bashkë me to edhe mbrëmjet festive në kryeqytet. Kësaj radhe është aktivizuar Zone Club me spektaklin e muzikës elektronike, i cili do të fillojë të shtunën e 9 dhjetorit.
Më saktë, Zone Club ka njoftuar se të shtunën, më 9 dhjetor në skenën elektronike të kryeqytetit do të vijë Kevin Yost – një DJ i madh nga SHBA. Në mbrëmjen e njëjtë në skenë do të ngjiten edhe DJ M.I.M, i cili e festoon 17 vjetorin e fillimit të karrierës si DJ.
Pas tij do të jetë edhe Ledio Ciko nga Shqipëria, i cili do t’i bashkëngjitet festës në natën e ekselencës elektronike që po mbahet në qendër të Prishtinës.
Në njoftimin dhe ftesën zyrtare të Zone thuhet se do të jetë atmosferë e mrekullueshme.
“Të nderuar, me këtë line-up spektakolar, ftojmë përzemërsisht krejt skenën elektronike të vendit, dhe njerëz te ri që nuk e kan përjetu ende Zonen Elektronike, me ardhë me festu, me u lidhë, dhe me e përjetu bashk me neve këtë event të Babadimrit Deep Elektronik, para se me na ikë viti”, shkruan në komunikatë.
Zone vazhdon me netë tjera të mërkurën me Gipsy Groove dhe artistë të tjerë. /Telegrafi/
Konfirmoni pjesëmarrjen në event: https://www.facebook.com/events/449219965474376/