Super sezoni veror ka nisur në klubin më të madh në Prishtinë. Zone Club e ka ‘çelë’ verën me një nga emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike.
Loco Dice e ka hapur sezonin në Zone Club me perfomancën e tij të shtunën mbrëma (30 qershor).
Ai ka dhuruar një performancë të paharrueshme në kryeqytet, përkatësisht në Zonën e Madhe në zonën industrialë në Fushë Kosovë, ambientin e freskuar dhe modern të Zone Club.
“Ka shumë DJ që kanë depërtuar në skenën e muzikës elektronike për dekada të tëra. Vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë vulosur me të vërtetë markën e tyre në skenën botërore”.
“Këta individë kanë frymëzuar brezat e rinj të artistëve të muzikës elektronike”, ishte thënë në paralajmërimin zyrtar të Zone.
Ndërsa nga videot dhe imazhet e publikuara shihet se, Loco vërtet ka ‘çmendur’ me atmosferën e krijuar në Zonë Club.