Telegrafi

DJ Khaled xhiron klipin e ri me Justin Bieber, Migos dhe Lil Wayne

DJ Khaled është aktualisht në një mision “top sekret”, duke xhiruar klipin e këngës së tij “I’m the One”.

Sikurse që ai thotë zakonisht, gjërat e tij jianë “top sekret”, por mediat botërore zbulojnë se disa yje pritet të jenë të përfshira në klipin e ri të reperit.

Deri tash koncepti i videoklipit nuk dihet, por se në atë priten shumë femra ekstravagante krahas yjeve si Chance the Rapper, Justin Bieber, Migos dhe Lil Wayne, shkruan Telegrafi.

Albumi i 10-të i Khaled, “Grateful” pason albumin e jashtëzakonshëm “Major Key” i cili debutoi në vendin e parë në Billboard 200. Jay Z dhe Beyonce po ashtu janë pjesë e albumit të ri në këngën “Shining” që u intepretua në Grammy. /Telegrafi/