Site icon Telegrafi

DJ Khaled tregon aftësitë në kuzhinë nën mbikëqyrjen e Nusret Gokces

Nusret Gokce dhe DJ Khaled në një prej takimeve të mëparshme (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Ciroc/Guliver)

DJ Khaled e ka vizituar sërish njërin prej restoranteve të Nusret Gokces në Miami.

Muzikanti i njohur e ka pasur mundësinë që të përfshihet në përgatitjen e mishit në prezencë të kuzhinierit të famshëm.

Në një video të publikuar në Instagram nga Nusreti, shihet Khaled duke e prerë mishin dhe duke e hedhur kripën në stilin ‘Salt Bae’.

Ndërsa në një video tjetër, shfaqen dy protagonistët duke ecur nëpër restorant dhe duke u argëtuar me muzikën që dëgjohet në prapavijë.

Lexo po ashtu Lajmet për Nusret Gokcen

Nusreti u bë i njohur në gjithë botën me nofkën Salt Bae, për shkak të mënyrës së veçantë të kriposjes së mishit, ndërsa tash është një shef kuzhine dhe pronar i një rrjeti restorantesh me emrin “Nusr-Et”.

Fama e tij u rrit jashtëzakonisht shumë në vitin 2017 edhe për mënyrën e prerjes së mishit, derisa  arti i tij i gatimit dhe përgatitjes së mishit është bërë sensacion në rrjetet sociale.

Ai tashmë është bërë një yll në rrjetet sociale (vetëm në Instagram aktualisht numëron 16.7 milionë ndjekës), ndërsa videot që i poston shikohen me miliona herë dhe marrin qindra mijëra pëlqime.

Restorantin e parë e kishte hapur në Stamboll (2010), ndërsa pas dy vitesh e zgjeroi biznesin në Dubai. Një vit më pas, shkoi edhe në Abu Dhabi, ndërsa ka hapur restorante edhe në kryeqendrat tjera botërore, si Ankara, Miami e New York. /Telegrafi/

 

Exit mobile version