Site icon Telegrafi

DJ Khaled tregon se ka humbur 10 kilogramë

DJ Khaled ka bërë një ndryshim të vogël në dukje, duke humbur plot 10 kilogramë.

“Gruaja ime e do jogën. Unë e dua golfin”, tha ai.

“Pra, ndërsa ajo bën joga, unë jam duke luajtur golf. Mund të ha më shumë se sa duhet të ha – por kam punuar shumë më tepër kohëve të fundit. Jam ndjerë kaq i frymëzuar. Thjesht ndihem shkëlqyeshëm”.

Foto: Instagram

“Isha rreth 130 kilogramë tani kam 120, që kur kam filluar të luaj gold. Mund të mos jetë shumë për ju, por është shumë për mua”, thekson ylli i famshëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Khaled

Producenti, 47 vjeçar shtoi: “E vetmja gjë që dua është të mos ha biskota me çokollatë, pasi më pëlqejnë. Kjo është arsyeja pse luaj golf, ushtrohem çdo ditë. Dua të sigurohem që të mos e teproj me ushqimin”.

Foto: Instagram

Khaled Mohammed Khaled (emri i vërtetë) është një DJ, producent dhe reper amerikan.

Ai ka lindur në New Orleans të Los Angeles, gjersa deri më tani ka arritur suksese të mëdha në muzikë.

Foto: Instagram

I njëjti ka publikuar disa albume, përfshirë: “God Did”, “Suffering from Success”, “We the Best”, “Grateful”, “Major Key”, “Father of Asahd”, “Victory” etj. /Telegrafi/

Exit mobile version