Site icon Telegrafi

DJ Khaled tregohet i guximshëm teksa pozon me barkun e zhveshur për linjën e të brendshmeve të Rihannas

DJ Khaled zhveshi barkun e tij në një set të ri fotografish promovuese në internet për markën “Savage X Fenty” të Rihannas.

Producenti 47-vjeçar i muzikës dukej luksoz teksa veshi një këmishë të artë në Satin Foulard Jacquard Robe dhe boksierë të ngjashëm, shkruan DailyMail.

Një mbishkrimin e fotografive në Instagram, ai shkroi: “Më i miri. Shefi. #SavageXLive, dhe i ftoi fansat që të ‘fillojnë’ në një ‘Xclusive shopping Xperience’”.

Khaled, emri i plotë i të cilit është Khaled Mohamed Khaled, ka pozuar për fotografitë në një kopsht të harlisur plot me bimë me gjethe.

Ai dukej mbretëror në fotografitë, të cilat e shfaqnin të veshur me një palë atlete të bardha të markës “Air Force 1”.

Babai i dy fëmijëve i shtoi edhe më tejet vezullimë pamjes me disa bizhuteri me diamante në formën e një zinxhiri, unaze ngjyrë rozë dhe orë.

Ndërkohë mjekra e tij ishte shkurtuar me një saktësi mbresëlënëse.

Më herët gjatë ditës, artisti i njoftoi konsumatorët se ka nisur bashkëpunimin e tij në edicionin e kufizuar me gamën e të brendshmeve.

Linja përmban pantallona të bukura boksiere të zeza të rehatshme me frazën “Unë jam marrë” të printuar në pjesën e përparme me germa të kuqe të mëdha.

Dhe në pjesën e poshtme të njërës prej këmbëve, marka e tyre përkatëse është e kombinuar ku shkruhet “Savage X We The Best” – marka e famshme e muzikantit.

Në fillim të kësaj jave ai bëri debutimin e tij si model për kompaninë, të cilën Rihanna e lansoi në vitin 2018.

Krijuesi i hiteve i lindur në Luiziana ishte e veshur me pizhame prej sateni blu indigo.

Khaled publikoi albumin e tij debutues “Listennn…” në vitin 2006 pas bashkëpunimeve të suksesshme me artistë si: Lil Wayne dhe Birdman.

Ai gjithashtu punoi si ekzekutiv i industrisë muzikore ndërsa mori rolin e presidentit të label-it “Def Jam South” në vitin 2009.

Që atëherë, Khaled është bërë një manjat i mirëfilltë i muzikës me 13 albume të publikuara dhe partneritete me marka të ndryshme.

Ai ka dy djem me gruan Nicole Tuck – Asahd gjashtë-vjeçar dhe Aalam dy-vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version