Telegrafi

DJ Jajki, një emër i ri i skenës tashmë pjesë e “Black Fish Entertainment” (Foto)

Tregut muzikor shqiptar dita-ditës po i shtohen emra të rinj dhe të talentuar, të cilët sjellin risi në rrymat muzikore.

Një i tillë edhe Dj Jajki, i cili duket të jetë ndër emrat më premtues të skenës.

Së fundmi, ai ka nënshkruar kontratë me “Black Fish Entertainemnt”, kompani në të cilën do të realizojë tash e tutje të gjitha prurjet e tij muzikore.

Ai vazhdon gjithashtu të jetë shumë i angazhuar me mbrëmje muzikore me grupin Etnon, duke u bërë kështu një emër mjaft i kërkuar.

Dj Jajki ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektet e tij të reja, ndërsa nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet.

Emrat me kë do të bashkëpunojë, ende s’janë bërë të ditur, megjithatë e ardhmja do e tregojë. /Telegrafi/