Telegrafi

Marshall Jungle e Durim Xhema krijojnë atmosferë fantastike në Bunarfest të Prizrenit

Diell, atmosferë dhe gjithçka tjetër mbretëroi të dielën në Prizren. Si 13 edicione më parë, edhe këtë vit u mbajt gara tradicionale e lëshimit me goma të traktorit në Lumbardhë.

Në fakt, gara më mirë e njohur edhe si Bunarfest ka vazhduar të sjellë atmosferë fantastike në kryeqytetin historik të shqiptarëve.

 

Pos garës, në plan të parë ishte edhe argëtimi për të gjithë të pranishmit që ishin në qytetin jugor të Kosovës.

Për këtë u përkujdes DJ i famshëm Marshall Jungle, si dhe moderatori i njohur i RTV Dukagjinit, Durim Xhema, të cilët krijuan atmosferë të këndshme për të gjithë të pranishmit në vendin e quajtur “KEY”.

Festivali tërhoqi vëmendjen e turistëve edhe të ushtarëve gjermanë të KFOR-it.

Theksojmë se ky ishte viti i 14-të që organizohet festivali dhe një ndër më të veçantit e masovikët në Prizren.

Ndryshe, fituesit u shpërblyen edhe me dhurata të ndryshme prej organizatorëve. /Telegrafi/