Site icon Telegrafi

DJ Gaddafi sensacion në internet (Video)

Gati një milion përdorues interneti e kanë parë këtë video në ditët e fundit. Kënga përbëhet prej pjesëve të fjalimit e quajtur “Zenga Zenga”, ndërsa si refren paraqiten fjalët “inç pas inçi, shtëpi pas shtëpie, luginë pas lugine”, si thirrje për luftë.

Videon e ka bërë DJ Noy Alooshe nga Izraeli, i cili është inspiruar nga fjalimi i Gaddafit, gjestet dhe lëvizjet që bëri ai në foltore.

“Vizuelisht është shumë qesharake, ndërsa para se ta bëja ka qenë shumë komike, si parodi”, tha Alooshe për AFP-në. “Zenga Zenga ka një ritëm të mrekullueshëm dhe e kam ditur se ka potencial të mirë për tu bërë dance video”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version