Telegrafi

DJ i famshëm turk, Burak Yeter më 14 mars në “Zone Club”

Derisa koha po fillon të ngrohet, trupi gjithmonë e ma shumë kërkon tone të ngrohta që të ngrehin për ‘dancefloor’.

Këta tinguj veror bëhen çdo herë e më të domosdoshëm për të vazhduar festën, cilado qoftë ajo.

Me 14 Mars 2020, “Zone Club” sjell ekskluzivisht emrin e njohur, Burak Yeter.

Ai është i lindur në Gjermani, por jeton dhe vepron në Turqi si DJ dhe producent i njohur atje.

Burak Yeter (Foto: Burak Yeter/Instagram)

Kënga e tij e parë solo është “Happy” në Spinnin ‘Records, e cila u votua si kënga më e mirë e javës në Spinnin’ Talent Pool.

Menjëherë pas saj, vjen super hiti, “Tuesday”, i cili ishte një sukses edhe më i madh, duke arritur të jetë numër 1 në më shumë 80 veta të botës, duke u bërë kështu kënga më e mirë e vitit 2017 për radiot dhe televizionet.

Derisa po vazhdon të performojë në çdo vend të botës, Yeter vazhdon të punoj edhe në projektet e tjera në Amsterdam, Stamboll dhe Los Angeles.

Mos mungoni të shtunën në “Zone Club”!

Për detaje shtesë rreth eventit, KLIKONI KËTU.