Telegrafi

DJ i famshëm botëror, Steve Aoki vjen për herë të parë në Shqipëri

Producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki, pritet që të vijë këto ditë në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai siç njoftohet do të performojë më 17 gusht në Lungomare të Vlorës.

Foto: Screenshot/Instagram

“Vlora ju pret”, nis postimi.

Rama tutje thekson: “DJ me famë ndërkombëtare Steve Aoki më 17 gusht në Lungomare. Regjistrohuni tani tek @kookooli.al merrni biletën FALAS dhe bëhuni pjesë e eventit më të madh të verës”.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jam Steve Aoki dhe mezi pres të performoj në Shqipëri. Është shfaqja ime e parë atje dhe është shumë emocionuese për mua. E kam pritur prej shumë kohësh. Do të luaj në Vlorë më 17 gusht”, u shpreh ai.

“Dua të di disa gjëra paraprakisht; Cilën këngë duhet ta lëshoj pasi dua të mësoj rreth kulturës dhe të luaj muzikë shqiptare nëse mundem dhe e dyta; më tregoni çfarë ushqimesh duhet të provoj kur të shkoj për të ngrënë aty. Ju dua të gjithëve”, tha tutje Steve. /Telegrafi/