Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke qëndruar këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është duke përgatitur projektin e saj më të ri muzikor, që do të dalë së shpejti në treg.
Era është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo është parë në shoqëri të DJ të njohur me famë botërore, Diplo.
Këngëtarja ka publikuar një video me këtë të fundit në InstaStory, ku shihet duke kaluar çaste të këndshme së basku.
Ndër të tjerash, ka qenë edhe vet Diplo ai i cili ka publikuar një imazh të këngëtares, ku ndër të tjerash përmend edhe Kosovën.
“Thonj Kosove”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shfaq manikyrin e këngëtares Istrefi.
Diplo përndryshe kishte sjell muaj më parë një bashkëpunim shumë të suksesshëm me Dua Lipën dhe Mark Ronson, të titulluar “Electricity”, këngë e cila është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike”. /Telegrafi/