Telegrafi

DJ me famë botërore vjen në Duplex Premium

DJ Polique, i njohur në botë si Mr. Bounce, do të jetë këtë të shtunë në Duplex Premium. I njohur për hitet e tij ndërkombëtare, ai do të sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe me plot befasi në eventin e së shtunës.

I njohur në tërë botën me hitin e tij “Don’t wanna go home”, ai rreshtohet si një nga DJ që ka mbledhur rreth vetes artistë të zhanreve të ndryshme, dhe i ka shndërruar këngët e tyre në hite të paharrueshme. Polique premton një natë që do të mbahet mend, të një stili krejt ndryshe.

Eventi me DJ Polique është në vazhdën e netëve të veçanta të javëve të fundit në Duplex Premium, një 11 vjetor si asnjë tjetër, dhe festës së parë zyrtare të Moët & Chandon në Kosovë, me të cilën kjo e fundit hyri në hartën botërore të këtij eventi, më i madhi i këtij lloji, së bashku me 80 shtete tjera të botës.

E ky është vetëm fillimi për Duplex Premium, sepse të papritura e befasi të tilla na presin gjatë gjithë verës.