Telegrafi

Dj Dirty një prej më të kërkuarve, stërmbush Vox-in në Vushtrri!

Dj Dirty është një prej emrave më të njohur të skenës së deejayve.

Skena muzikore shqiptare është pasuaruar së fundmi me shumë deejay që po argëtojnë të pranishmit në klube gjithandej trojeve shqiptare.

Por, një prej emrave që i ka mbijetuar kohës është Dj Dirty, që aktualisht është pjesë e Babastars.

Dj Dikur i këngëtares Tuna, që tash punon me Cozman dhe labelin Babastars, i vetmuar po krijon atmosferë në të gjitha klubet shqiptare.

Së fundmi ai ishte në Vox në Vushtrri ku Telegrafi Events ka siguruar disa imazhe nga kjo performancë.

Dirty pa dyshim se mbetet një prej deejayve më të mirë të hip hopit krahas emrave tjerë të respektuar që kanë shumë vite në skenë. /Telegrafi/