Telegrafi

DJ Dagz krijon atmosferë fantastike në Shkup

DJ Dagz dhe DJ PM së bashku me Morena Tarakun kanë sjell ditë më parë këngën “Femnat”.

Por, duket se nuk ka pushim për DJ Dagz, i cili ka filluar me angazhime e koncerteve anembanë trojeve shqiptare.

Muzikanti së fundi ka krijuar atmosferë fantastike para fansave të shumtë në shtetin e Maqedonisë së veriut.

Artisti mbrëmjen e kaluar ka argëtuar rininë shkupjane duke elektrizuar të gjithë të pranishmit në maksimum me muzikën që sillte në një klub të natës.

“Faleminderit Shkupi. Ju më bëtë të ndihem special. Shpresoj se do të shihemi sërish shumë shpejt”, ka shkruar ai ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth DJ Dagz

Theksojmë se kënga e fundit e Dj deri më tani është shikuar mbi 1.8 milion herë në YouTube.

Ndryshe, DJ Dagz do të sjell edhe bashkëpunime të reja muzikore me këngëtarë të ndryshëm shqiptar. /Telegrafi/