Dj zyrtar i grupit Etnon, Dj Dagz, po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ai ka hapur natën e parë të hip hopit në Prishtina Plus Festival ku po qëndron Telegrafi.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë e tëra për të sonte.
Ai pritet të performojë edhe në dy lokacione të tjera sonte, një gjë e pamundur kjo për artistë tjerë dhe atë nga një kënd të Kosovës në tjetrin.
Sidoqoftë, kjo duket të jetë shumë e mundur për DJ Dagz, i cili saktësisht ka planifikuar arritjen në kohë e performancat e zjarrta për të gjithë adhuruesit e muzikës që ai bën. /Telegrafi/