Telegrafi

DJ Dagz i emocionuar për shtatzëninë e Einxhelit: Ti je filmi ynë i preferuar

Foto: DJ Dagz/Instagram

Tashmë nuk është sekret që DJ Dagz dhe Einxhel Shkira do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja e konfirmuan edhe vet përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të bëhen prindër.

Ka qenë së fundmi DJ Dagz, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video, ku shfaqet duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur të Einxhelit me duar.

“Ne do të të shikojmë ty për tërë jetën, ti je filmi ynë i preferuar”, shkroi DJ, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishta në Instagram.

Einxhel përndryshe ka qenë mjaft hermetike në fillim sa i përket lajmeve të shtatzënisë, duke kritikuar mediat rozë që publikuan artikuj rreth kësaj teme.

Megjithatë qasja e saj ndryshoi kur edhe ajo vet në llogaritë e saj zyrtare pranoi lajmin e pritjes së ëmbël.

Çifti përndryshe u njohën me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP. /Telegrafi/