Ata janë një nga çiftet që u krijuan në formatin televiziv Big Brother VIP.
Bëhet fjalë për DJ nga Kosova, Dagz si dhe për moderatoren e njohur, Einxhel Shkira.
Çifti po shijojnë së bashku çdo moment, gjersa po vazhdojnë të jenë thuajse tërë kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Të njëjit së fundmi kanë nisur pushimet e para së bashku dhe si destinacion kanë zgjedhur Turqinë.
Ata po argëtohen në masë të madhe në një nga resortet atje, gjersa nuk kanë munguar as me fotografi të përbashkëta.
“Ne në pushime”, ka qenë përshkrimi që është vendosur sipër imazhit.
Krahas tyre, PM dhe Sarah Berisha po ashtu janë çifti tjetër i krijuar nga BBV. /Telegrafi/