Da Lool është DJ emblematik në Kosovë, i cili ka qenë ndër të paktit që e ka përcjellë zhanrin e muzikës elektronike në vend dhe jashtë për 20 vjet rresht.
Dhe për ta shënuar këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij, Zone Club vendosi që ahengun e të martës mbrëma t’ia kushtonte atij që nga disa fansa është quajtur si “Ministër i DJ-ve” në Kosovë.
Përkatësisht, performanca ekskluzive e mbrëmjes në Zone Club është bërë nga DJ Da Lool, i cili është përgatitur shumë për këtë momentdhe do të dhuroi një atmosferë fantastike për të gjithë të pranishmit.
Përveç performancave të shumta si DJ para diasporës shqiptare, Da Lool viteve fundit ka realizuar edhe shumë miksime dhe bashkëpunime me shumë artistë të estradës tonë, e hiti i fundit që Da Lool ka bërë është me Ardian Bujupin. Kënga titullohet “Na jena njo”.
Për 20 vjet karrierë, Da Lool ka marrë urimet më të mira nga Vedat Bajrami, 2po2, Capital T dhe Liberta Spahiu.
Më poshtë urimi nga Vedat Bajrami i Stupcave: