Site icon Telegrafi

DJ britanik do t’i kalojë 30 ditë në një kuti metali

Gjatë kohës së reality shout televiziv, njëherësh edhe lojës shpërblyese, koncepti i të cilit është thesari i fshehur, Tim Shaw do të jetojë në një kontejner të madhësisë dy metra e gjysmë dhe gjerësi një metër e gjysmë.

Kjo kuti do të jetë e gjatë vetëm një metër, kështu që ai do ta ketë të pamundur të ecë drejtë derisa do të zgjasë kjo lojë.

Kontejneri është i fshehur diku në territorin e Britanisë së Madhe, ndërsa në të gjenden të instaluara edhe kamerat të cilat do ta xhirojnë Shaw tërë kohën.

Bile as vetë Shaw nuk e di se ku do të fshihet kutia, por producentët e realit shou kanë thënë se vendndodhja e kontejnerit është e lidhur me një pjesë të rëndësishme të jetës së tij. Kush e gjen do t’i fitojë 30.000 paund.

Derisa jeton në kontejner, shoumeni britanik do të flasë për jetën e tij për tua lehtësuar konkurrentëve vendin se ku mund të jetë fshehur kutia. Çdo ditë do t’i ketë 12 orë dritë në kuti. /Telegrafi/
 

Exit mobile version