Telegrafi

Dj Blunt përqesh Unikkatilin për projektin e ri: Janë në tripa të 91-tës, unë do të sjell këngë të vitit 2092

Një nga reperët më të vjetër të hip hop skenës, Dj Blunt, ka shpërfaqur edhe një herë rivalitetin e tij me Unikkatilin.

Dihet se Dj Blunt që nga koha kur ka qenë pjesë e Babastars në distancë në mënyrë muzikore kishte një konflikt me Unikkatilin, e ky i fundit po ashtu nuk kurseu thumbimet në projektet e tij.

Blunt kësaj radhe ka thumbuar Unikkatilin për prjoektin e tij të ri që e lansoi ditë më parë.

“A pe sheh” është projekti i Unikkatilit që tashmë është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.

Blunt në videon e tij në InstaStory e përqesh projektin duke e quajtur projekt të skaduar.

Sipas Blunt, kënga është e një stili të viteve të 90-ta, e ndërsa e quan veten “baba të hip hopit”, paralajmëron projekt për vitin 2092.

Blunt së fundmi është përfshirë në një seri të fyerjeve edhe ndaj reperëve tjerë, të cilët kanë thënë se ai ka probleme me personalitetin e tij. /Telegrafi/