DJ Blunt dhe Real 1 kanë publikuar projektin e radhës muzikor.
“TR PR”, titullohet kënga e re e këngëtarëve, të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.
Këto dy iniciale i referohen dy kryeqyteteve shqiptare, Tiranës dhe Prishtinës.
Teksti e kanë shkruar dyshja që e solli këngën, Blunt dhe Real ndërsa instrumentalin Lil Pump.
Ndryshe, dyshja do të sjell edhe këngë të tjera gjatë vitit 2018. /Telegrafi/