Telegrafi

DJ australian Adam Sky vdes në një aksident në përpjekje për ta ndihmuar shokun e tij

Adam Sky (Foto: Facebook/Adam Sky)

DJ australian Adam Sky ka vdekur në një aksident gjatë pushimeve në ishullin indonezian, Bali.

42-vjeçari thuhet se është lënduar rëndë duke u përpjekur të ndihmojë një shok që ka pësuar lëndime të shumëfishta. Ndërsa nxitonte për ta ndihmuar atë, ai ka kaluar nëpërmjet një xhami të derës, i cili i shkaktoi lëndime të rënda dhe gjakderdhje të madhe.

Një deklaratë që konfirmon vdekjen e DJ-it me bazë në Singapor, është postuar në faqen zyrtare të Facebookut.

“Me keqardhje të madhe konfirmojmë se Adam Sky ishte përfshirë në një aksident fatal derisa po bënte përpjekje për ta ndihmuar një mik të tij”.

“Të afërmit dhe miqtë e Adam po udhëtojnë për në Bali. Ju kërkojmë ta respektoni privatësinë e familjes, derisa të gjithë ne po përballemi me humbjen tragjike”, shkruante në statusin në Facebook. /Telegrafi/