Dizanjuesi që krijoi pamjen e mbi 60 milionë veturave
Burim Tmava
Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e veturave moderne, sesa Xhorxheto Xhugaro.
Me një karrierë prej 64 vitesh, ai ka dizenjuar disa nga veturat më me ndikim në histori, që nga ato luksozet e ekzotiket, e deri te më të përditshmet, e madje edhe ato të fantashkencës kinematografike.
Më shumë se 200 modele janë dizenjuar prej tij, të cilat, në total, kanë nxjerrë nëpër rrugët e botës rreth 60 milionë vetura.
Sot është 81 vjeç dhe vazhdon të dizenjojë. Pasi e shiti kompaninë e tij “Italdesign” në vitin 2015, tani punon me të birin, me firmën CFG Style.
Me këtë kompani ai po bën veturën më të re, “Sybilla”, të cilës i ka vënë emrin e mamasë, Sibila Maria. /tch/
Përveçse në botën reale, talenti i tij u përdor edhe në Hollivud. Kjo makinë, “Delorean”, u bë ikonike nga filmi “Back to the future”Po ashtu edhe makina lundruese e James BondVolkswagen Golf 1974. Xhugaro thotë se kur sheh makinat e tij në rrugë, gjëja e vetme që mendon është se si mund t’i kishte bërë më mirë.Maserati Boomerang. Modelet e tij kanë qenë frymëzim dhe për makina të tjera.Lotus Esprit 19769 fiat panda 1980Golf ishte makina që u prodhua më shumë, duke shitur me miliona kopje.Alfa Romeo Giulia Sprint GAlfa Romeo Iguana (1969)Kangaroo 201913 Ferrari GG50 2005BMW M1 1978Bugatti EB 112 1993Sybilla 2018Ford Mustang Concept 2006Alaf Romeo Brera 200510 delorean 1981Lancia Delta 1979De Tomaso Mangusta2 Maserati Ghibli (1966)