Site icon Telegrafi

Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë, benzina me çmim të njëjtë në Maqedoni

Çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri nga mesnate rritet për gjysmë denari, ndërsa benzina mbetet me çmim të njëjtë.

Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, dizeli do të shitet me çmim prej 61,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri me çmim prej 50,5 denarë për litër. Kurse Eurosupoer BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rriten do të kushtojnë 68.50 denarë për litër dhe 70.50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,229 denarë për kilogram në krahasim me çmimin e përcaktuar paraprakisht ashtu që prej nesër çmimi i tij i ri do të jetë 33,186 denarë për kilogram.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë informojnë se në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në tregun botëror shënojnë ulje te benzina mesatarisht rreh 0,70 për qind, derisa te dizeli ka rritje mesatarisht për rreth 1,23 për qind dhe te për rreth 0,76 për qind.

Exit mobile version