Site icon Telegrafi

Dizdari: Ahmet Krasniqi krijoi raporte shumë të mira me Xhavit Halitin, isha dëshmitarë kur ia dha 3 milionë marka

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës së UÇK-së kishte ndërmjetësuar ndërmjet grupeve të shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës, që nga fazat përgatitore.

Dizdari, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin transmetuar në RTV Dukagjini, ka folur edhe për figurën e Ahmet Krasniqit.

Ai thotë se me Ahmet Krasniqin kishin pirë kafe 24 orë para se ky i fundit të vritej, e që në takim ishte edhe Xhavit Haliti.

Dizdari thotë se Ahmet Krasniqi me Xhavit Haliti kishin ndërtuar raporte shumë miqësore dhe sipas tij të dytë kshin objektiv bashkimin në një front të vetëm të dy fraksioneve që ekzistonin në atë kohë.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Xhavit Halitit në vrasjen e Ahmet Krasniqit, Dizdari ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Nëse lidhet ky takim me vrasjen e Ahmetit atëherë edhe unë jam i përfshirë në rast pasi isha dëshmitar”.

Dizdari thotë se ka qenë dëshmitarë në një rast kur Ahmet Krasniqi i ka dhënë Xhavit Halitit një shumë prej 3 milionë markash gjermane, e që sipas tij një person me emrin Agim i evidentonte të gjitha me shënime e që Haliti nënshkruante për paratë që merrte.

Avokati thotë se Bujar Bukoshi ishte personi që pengonte gjithmonë unifikimin e palëve, madje kujton një rast kur marrëveshja për unifikim ishte gati dhe ishin në pritje të Bukushit nga Gjermania, por ky i fundit erdhi në Shqipëri, por jo edhe në takim, e që, sipas tij, e la tej mase të zhgënjyer edhe Ahmet Krasniqin./Telegrafi/

Exit mobile version