Site icon Telegrafi

Dizajnohet kuzhina e të ardhmes

Dizajnerët suedezë thonë se një hapësirë e tillë në të cilën të gjitha pjesët mund të lëvizen dhe e cila në të njëjtën kohë shërben edhe si sallon i madh, mund të dalë në shitje deri në vitin 2050. Këto mrekulli teknologjike bile të propozojnë receta sipas produkteve që i vendosni mbi tavolinë.

Të gjitha opsionet e zakonshme të përgatitjes së ushqimeve mund të ndryshohen sipas dëshirës, si madhësia e pllakës për zierje dhe ri-rregullimi i të gjitha sendeve në banakun punues. Zyrtarë të Electrolux thonë se u përcaktuan për kuzhinën “Heart of the home” (Zemra e shtëpisë) pasi mësuan se deri më 2050 dy të tretat e popullatës do të jetojnë nëpër qytete dhe menduan se kjo është mënyra më e mirë për të kursyer hapësirën. /Telegrafi/

Exit mobile version