Shumë prej nesh ndihemi fajtor kur na bien telefonat më shumë seç duhet, por thashethemet më të fundit për modelin e radhës iPhone 15 sugjerojnë se mund të shqetësoheni pak më pak në të ardhmen.
Apple pretendon qartë se iPhone 15 Pro do të ndërtohet nga një aliazh elastik titani – duke hequr kornizën e mëparshme prej çeliku inox, transmeton Telegrafi.
Derisa titani rivalizon çelikun në forcë, mund të jetë deri në 45 për qind më i lehtë, gjë që mund ta bëjë modelin iPhone 15 Pro shumë më të lehtë për t’u mbajtur, por me një elasticitet të ngjashëm.
Titani mund të përballojë temperaturat më të larta më mirë se çeliku, duke ofruar gjithashtu një nivel të ngjashëm mbrojtjeje kundër dëmtimit nga uji.
Sidoqoftë, nga ana negative, titani është një material më i shtrenjtë se çeliku inox, që mund të rrisë çmimin e iPhone 15 Pro.
Thashethemet e fundit përputhen me ato të mëparshmet të paraqitura nga analisti i Apple, Jeff Pu, i cili tha se modeli i ri mund të jetë më i shtrenjtë se modelet e mëparshme Pro.
Ai nuk zbuloi kosto specifike. /Telegrafi/