Së fundi Daniel Resnic dhe Ray Chavez nga Origami Condoms dëshirojnë të përmirësojnë përvojën seksuale me mbrojtës duke paraqitur një produkt të ri me dizajn më të lëmueshëm i cili përbëhet kryesisht nga silikoni.
Përveç faktit se produkti i ri është më i zgjatshëm dhe më fleksibil se latex, silikoni gjithashtu është më efektiv ndaj ndalimit të bartjes së viruseve dhe bakterieve.
Videoja krahason prototipin e produktit të ri me një perservativ tradicional duke treguar se si lubrikimi i brendshëm i lejon produktit të shtrihet shumë më shpejtë.
Linjat fluide janë të përshtatura me ambientin e mbrendshëm vaginal duke stimuluar ndjenjën e seksit pa mbrojtës. Ekipi ende po eksperimenton me dizajnin e produktit; versioni më i fundit përfshin një rezervar të veçant në majën e kondomit për të mos lejuar rrjedhjen e lëngjeve spermatozoide. /Telegrafi/