Telegrafi

Dizajni i iPhone 5 zbulohet nga Case-Mate

Gjithashtu për iPhone 5 është thënë se nuk do të ketë mbështjellësin e xhamit në pjesën e pasme, dhe për këtë gjë, janë publikuar shumë koncepte të mundshme të këtij modeli, i cili është i mbështjell me material të njëjtë sikurse iPad 2.

Mirëpo, tani Case Mate ka postuar disa fotografi të mbështjellësve të mundshëm për iPhone 5 në faqen e saj zyrtare, mirëpo menjëherë pasi që ato u bënë publike, kompania ka vendosur t’i largojë ato.

Case Mate ndoshta ka mundur të zgjedh një formë tjetër të marketingut, apo i ka zbuluar këto detaje gabimisht, pasi që ato nuk janë në faqen e saj zyrtare, mirëpo ajo që është e rëndësishme të dihet është se iPhone 5 do t’i ketë këto dy karakteristika që mund të thyejnë edhe një rekord të ri të shitjes për Apple. / Telegrafi /